Real Madrid apo Barcelona, ky është vendimi i fundit nga Neymar

Real Madrid apo Barcelona, ky është vendimi i fundit nga Neymar

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Neymar nuk ka dyshime se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri. Neymar është emri më i përfolur i javës së fundit të afatit kalimtar të verës. Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain derisa kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona. Por, sipas mediave spanjolle, Neymar nuk ka dyshime në lidhje me klubin ku dëshiron të luajë në edicionin e ri,

Neymar ka njoftuar klubin francez se dëshiron të rikthehet te Barcelona. Edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid e së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i mundshëm i Juventusit, Neymar dëshiron transferimin te skuadra nga Camp Nou.