‘Misioni’ për blerjen e Neymarit nga PSG, lajm i keq për Barcelonën

‘Misioni’ për blerjen e Neymarit nga PSG, lajm i keq për Barcelonën

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Barcelona dhe PSG kanë ende kërkesa të ndryshme për arritjen e marrëveshjes për transferimin e Neymarit. Paris Saint-Germain ka caktuar çmimin për shitjen e Neymarit te Barcelona. E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se klubi kampion nga Ligue 1 nuk do të lejojë transferimin e brazilianit në Camp Nou për më pak se 100 milionë euro dhe shërbimet e Ousmane Dembele e Semedo,

Mirëpo, Barcelona nga ana e saj ka pranuar që në ofertë ta inkuadrojë vetëm Dembelen dhe dëshiron transferimin e Neymarit me blerje të obliguar për 170 milionë euro, e ekzekutueshme më 2020 ose 2021. Tani për tani, PSG nuk ka shfaqur gatishmëri për ta pranuar propozimin e klubit katalan.