Java e fundit e afatit kalimtar të verës, 600 milionë euro në lojë

Java e fundit e afatit kalimtar të verës, 600 milionë euro në lojë

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Befasi mund të ndodhin në javën e fundit të afatit kalimtar të verës. Kjo javë, e fundit e afatit kalimtar të verës në përjashtim të Premierligës mund të sjellë shumë befasi. Neymar, Rodrigo, Dybala, Icardi, Pogba, Correa, Mariano, Rakitic e shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj mund të gjejnë një skuadër të re, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”. Madje, vlera e transferimeve të javës së fundit mund të arrijë shifrën totale prej 600 milionë euro,

Emri më i përfolur i momentit e që mund të jerë edhe blerja më e madhe është pa dyshim Neymar. Ylli brazilian ka konfirmuar vendimin për largim nga PSG derisa kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid. Afati kalimtar i verës në ligat tjera kryesore evropiane mbyllet më 2 shtator.