Heiko Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salah dhe Shaqiri

Heiko Vogel: Xhaka ishte më mbresëlënës sesa Salah dhe Shaqiri

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel ka plot lëvdata për Granit Xhakën. Ish-trajneri i Baselit, Heiko Vogel, beson se Granit Xhaka ishte futbollisti më i mirë që ai e kishte parë në Basel, duke i kaluar Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahun. Xhaka ishte një nga shumë futbollistë që depërtuan nga skuadra e njohur zvicerane tek klubet e mëdha evropiane.

“Granit Xhaka  ishte lojtar më mbresëlënës gjatë kohës time në Basel. Ju duhet ta dini kontekstin. Xherdan Shaqiri erdhi me pritshmëri të larta dhe ai menjëherë u integrua në skuadër dhe bëri punë të mrekullueshme”, tha Vogel për “Goal”., “Në vitin e parë në Kampionat, ne ishim jashtëzakonisht afër triumfit. Në xhiron finale, ne e kishim një ndeshje si mysafir kundër Young Boys, që ishte për titull”, u shpreh ai.