Gazeta e Barcelonës zbulon përforcimin e ri të Real Madridit, çmimi 70 milionë euro

Gazeta e Barcelonës zbulon përforcimin e ri të Real Madridit, çmimi 70 milionë euro

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Real Madrid planifikon edhe një blerje të madhe para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Real Madrid është duke negociuar me Sporting Lisbonën për transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes. E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” citon mediat portugeze që kanë dhënë lajmin se menaxheri Jorge Mendes tashmë është duke i udhëhequr bisedimet mes Sportingut dhe Real Madridit për transferimin e klientit të tij në Santiago Bernabeu, Fernandes u zgjodh futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar të Kampionatit portugez.

Transferimi i tij në Real Madrid mund të kushtojë rreth 70 milionë euro. Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka kërkuar blerjen e një mesfushori me karakteristika ofanzive dhe Florentino Perez është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesën me blerjen e Fernandesit.