Conte ‘kërcënon’ Juventusin, gjen dy përforcimet e fundit në Inter

Conte ‘kërcënon’ Juventusin, gjen dy përforcimet e fundit në Inter

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Inter nuk i ka përfunduar ende përforcimet për sezonin e ri. Inter e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A. Antonio Conte debutoi në ndeshje zyrtare si trajner i ri i “Nerazzurrëve” me fitoren 4:0 ndaj Lecces. Mediat italiane kanë lavdëruar paraqitjen e skuadrës duke e konsideruar menjëherë si një pretendent për titull me Juventusin.

Por, në ndërkohë, Conte ende nuk i ka përfunduar përforcimet e afatit kalimtar të verës. Trajneri i ri kërkon transferimin e Alexis Sanchez nga Manchester United, Kurse, në Milano do të mbërrijë edhe Cristiano Biraghi nga Fiorentina.