“Ciao” Juventus, Dybala te klubi i ri për 80 milionë euro

“Ciao” Juventus, Dybala te klubi i ri për 80 milionë euro

August 27, 2019 0 By VloraLajme

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventus. Paulo Dybala është sërish në prag të largimit nga Juventus. Mediat italiane raportojnë se ylli argjentinas nuk e ka të sigurt qëndrimin te Bianconerët për sezonin e ri.

Qëndrimi në bankën e rezervistëve gjatë tërë ndeshjes ndaj Parmës ka bërë që të ndizen spekulimet për shitjen e Dybalas në javën e fundit të afatit kalimtar të verës, Por, largimi i tij nga Juventus është i lidhur me fatin e Neymarit në PSG. Nëse Neymar largohet nga Parc des Princes, klubi i pasur francez mund ta transferojë Dybalan për rreth 80 milionë euro.