PSG kërkon Vinicius Jr nga Reali, “jo” e prerë e Florentino Perez

PSG kërkon Vinicius Jr nga Reali, “jo” e prerë e Florentino Perez

August 26, 2019 0 By VloraLajme

Jo vetëm Real Madridi është i intersuar të shkëpusë Nejmarin nga Paris Sën Zhërmeni. Edhe PSG kërkon të marrë nga Reali një nga yjet e ekipit, ndërsa interesimi për brazilianin Vinicius Jr është shtuar shumë në kryeqytetin francez, sipas asaj që raporton “El Chiringuito de Jugones”, program televiziv spanjoll, i cili ka zbuluar shumë tratativa dhe goditje të mëdha.

Mesa duket, klubi francez gjatë orëve të fundit ka kërkuar informacion te Reali i Madridit për sulmusin e ri brazilian, duke kërkuar mbase dhe ta përfshijë në operacionin Nejmar, Por, pavarësisht dëshirës së madhe për yllin e PSG-së, Florentino Perez ka qenë i qartë në përgjigjen e tij: Vinicius Jr përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e “Los Blancos”, ndaj nuk lëviz nga Madridi.