Interi ‘sinjal’ rivalëve, e nis me fitore të thellë sezonin në Serie A

Interi ‘sinjal’ rivalëve, e nis me fitore të thellë sezonin në Serie A

August 26, 2019 0 By VloraLajme

Interi startuar me fitore në edicionin 2019/2020. Skuadra e Antonio Contes ka mposhtur 4:0 Leccen në ‘San Siro’, në sfidën e zhvilluar të hënën në mbrëmje.

Dominimi i Interit u pa që nga minuta e parë, por për epërsinë u desh të pritej deri në minutën e 21’, kur Marcelo Brozovic shënoi një super gol, Nuk kaluan as tre minuta, dhe Inter arriti të dyfishonte epërsinë, me një gol tjetër të bukur, që tani për realizator kishte Stefano Sensin. Inter me paraqitje të mirë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Sulmuesi i ardhur nga Manchester United, Romelu Lukaku, gjeti rrjetën në minutën e 60’, për të debutuar me gol dhe për të çuar rezultatin në 3:0. Rezultatin përfundimtar e vendosi Antonio Candreva, kur në minutën e 84’ lëshoi një ‘raketë’, për të shënuar nga largësia, për 4:0.