Griezmann për golin e dytë kundër Betisit: Unë e pashë Messin në stërvitje

Griezmann për golin e dytë kundër Betisit: Unë e pashë Messin në stërvitje

August 26, 2019 0 By VloraLajme

Barcelona ka shënuar fitoren e parë në La Liga, duke e mposhtur 5:2 Real Betisin në ‘Camp Nou’ të dielën mbrëma. Pas humbjes së papritur nga Bilbao, lojtarët e Barcelonës ishin në gjendje të dhuronin një performancë të mirë në shtëpi, për fitore spektakolare. Ndeshje të mirë regjistroi Antoine Griezmann, i cili bëri debutimin zyrtar në ‘Camp Nou’. Griezmann shënoi dy gola, ndërsa i dyti ishte i jashtëzakonshëm. Francezi duke folur për këtë gol, tha se ka mësuar nga Messi, që shënon gjithmonë ashtu në stërvitje.

“Goli i dytë? Messi shënon gola të tillë në stërvitje dhe unë vendosa të përpiqem ta imitoj atë dhe ia dola”, ka deklaruar Grizemann, “Jam i lumtur që fituam sepse skuadra ime dëshironte të tregonte cilësi pas humbjes në ndeshje e parë”.