Djali i Messit festoi golin e Betisit, shikoni veprimin e Suarezit

Djali i Messit festoi golin e Betisit, shikoni veprimin e Suarezit

August 26, 2019 0 By VloraLajme

Barcelona ka gjetur fitoren e parë në La Liga këtë sezon, duke e mundur 5:2 në ‘Camp Nou’ Real Betisin. Rezultati i thellë mund të krijoi përshtypje të gabuara rreth kësaj ndeshje, pasi që Barcelona vuajti gjatë pjesës së parë, duke qenë edhe në disavantazh. Katalanët ishin të detyruar të paraqiten pa Lionel Messin dhe Luis Suarez, të cilët e ndoqën ndeshjen nta tribunat, së bashku me fëmijët e tyre. E moment interesant ka dhuruar djali i Messit, Mateo.Ai aksidentalisht ka festuar golin e epërsisë së Real Betis, të shënuar nga Nabil Fekir në minutën e 15’.