Shënoi het-trik, Lewandowski ka një lajm të madh për tifozët

Shënoi het-trik, Lewandowski ka një lajm të madh për tifozët

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Robert Lewandowski thotë se bisedimet për një zgjatje të kontratës me Bayern Munich janë të kryera “95 përqind”. Sulmuesi polak shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij 3-0 ndaj Schalkes në udhëtim, duke shënuar të tre golat. Kishte arsye të tjera që tifozët të festojnë edhe pas ndeshjes, me Lewandowskin – i cili ka kontratë deri në vitin 2021 – konfirmoi se është afër rinovimit edhe për dy vite të tjera, Kur u pyet nëse marrëveshja ishte 99 përqind drejt finalizimit, Lewandowski i tha Sky: “Jo akoma, mbase 95 përqind”.

“Unë gjithmonë mund të luaj më mirë dhe kam potencial të përmirësohem çdo sezon”, shtoi ai. “Mund të bëj diçka të veçantë në çdo sezon, por përpiqem të ndihmoj ekipin. Pavarësisht se me kë luaj kundër, gjithmonë përpiqem të shënoj gola”.