James Rodriguez shprehet i lumtur për rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’

James Rodriguez shprehet i lumtur për rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Futbollisti i Real Madridit, James Rodriguez thotë se rikthimi në “Santiago Bernabeu” ishte një “ndjenjë unike” pavarësisht se skuadra nuk arriti të merrte tre pikë.

28-vjeçari zhvilloi një ndeshje për Realin për herë të parë që nga maji 2017. “Los Blancos “ barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Real Valladolid të shtunën.

James kaloi dy sezonet e fundit si huazim me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, që nuk zgjodhën ta aktivizojnë opsionin e blerjes dhe në vend të kësaj transferoi Philippe Coutinhon.

“Rikthimi në Bernabeu pas një kohe të gjatë”, shkroi James në Twitter.

“Ishte një ndjenjë unike. Faleminderit tifozëve për përkrahjen”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të përmirësohemi”