Ilir Daja: Kënaqem me fitoren, këtë javë me sytë nga merkatoja

Ilir Daja: Kënaqem me fitoren, këtë javë me sytë nga merkatoja

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Ilir Daja ka analizuar qetësisht fitoren dramatike të Skënderbeut në përballjen ndaj Flamurtarit.

Në një reagim për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Ilir Daja dëshiron afrimin e elementëve të rinj në merkato.

“Sot duhet të ishim pragmatistë, pasi lojtarët vijnë nga një pushim i gjatë. Kemi pasur vetëm 2 javë në dispozicion dhe muskujt janë të rënduar, nuk kanë shpejtësi veprimi. Besuam dhe tentuam deri në fund, duke hedhur në fushë edhe Marën, që ishte ndërrimi i fundit dhe është një lojtar në rolin e numrit 10. Rëndësi ka marrja e 3 pikëve”, tha fillimisht ai.

Çfarë prisni nga ditët e fundit të merkatos?

Ne do të vazhdojmë edhe këtë javë të jemi aktivë në merkato. Kishim pak mundësi për të thithur elementë pozitive, ndaj edhe këtë javë të fundit duhet të jemi të vëmendshëm në merkato. Kampionati është i gjatë dhe kupa është një ngarkesë e shtuar. Në gjithë këtë kampionat do kemi probleme me kartonë, por ishalla jo me dëmtime. Lëvizjet në pozicionet jo natyrale do vijnë në një periudhë ku kampionati të ketë më shumë ngjeshje.

Mendoni se rrezikuat disi me aktivizimin e Pollozhanit?

Vitijën nuk arritëm dot ta federonim, kështu që Pollozhani dhe Turtulli ishin qendërmbrojtësit e vetëm. Nuk kishim një futbollist të tretë. Rrezikuam me Pollozhanin për ndonjë dëmtim, por nuk kishim alternativë. Edhe Dita sot ka sakrifikuar, sepse ka pasur një dëmtim. Në lojën e ajrit nuk ishte i mundur për shkak të dëmtimit.

Sulmuesit humbën shumë raste. A keni menduar një stërvitje speciale për ta?

Duke qenë se muskujt janë të ngarkuar, zgjidhjet para portës nuk ishin të duhura. Bregu dhe Gripshi e kanë potencialin për të shënuar. Edhe në fazën e mbrojtjes ekipi kishte probleme. Duhet të kemi një shpejtësi veprimi më të mirë, kur gjendja fizike të përmirësohet.