E la pa fitore Realin, njihuni me lojtarin që e largoi Barcelona

E la pa fitore Realin, njihuni me lojtarin që e largoi Barcelona

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Sergi Guardiola shënoi në ndeshjen e dytë radhazi në La Liga për Valladolid, kësaj radhe duke i marrë një pikë të artë Real Madridit. Sulmuesi  nënshkroi me Barcelonën në vitin 2015, por disa postime në Twitter bën që klubi ta largonte atë. “Është koha e Clasicos … Hala Madrid! Hala Madrid, q*** Katalonja”, cicëroi Guardiola në vitin 2013,

“Unë jam një katalan i ndyrë dhe Hala Madrid gjithmonë”. Vetëm tetë orë pas nënshkrimit me klubin katalunas, kontrata e Guardiola u ndërpre. Por ai u kthye sërish në skenë, kësaj here me Valladolid, për më të tepër duke i shënuar ekipit të tij të preferuar.