Bayern mendon për të ardhmen, synon sulmuesin polak

Bayern mendon për të ardhmen, synon sulmuesin polak

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Me Timo Werner që vendosi të rinovojë me RB Leipzig, Bayern Munich ka hedhur sytë nga një tjetër destinacion.

Gjiganti bavarez synon përforcimin e repartit të sulmit për vitet e ardhshme dhe Robert Lewandowski është emri më i lakuar në ambientet e klubit gjerman. Polaku ndodhet prej 5 vitesh te Bayern Munich që prej transferimit nga Borussia Dortmund për shifrën e 50 milionë eurove.

Paraqitje që është vlerësuar nga drejtuesit, të cilët sipas ‘Bild’ do i ofrojnë një rinovim kontrate. 31 vjeçari është i lidhur me një qëndrim deri në vitin 2021, por kontrata e re mund të zgjasë deri kur polaku të festojë ditëlindjen e tij të 35.
Lewandowski është një nga sulmuesit kryesorë në botë dhe deri më tani ka shënuar 133 gola në 161 paraqitje me gjermanët.