Barcelona e PSG tregojnë dhëmbët, Griezmann e nis me dopietë te spanjollët

Barcelona e PSG tregojnë dhëmbët, Griezmann e nis me dopietë te spanjollët

August 25, 2019 0 By VloraLajme

Barcelona ka lënë pas humbjen befasuese ndaj Athletic Bilbao, teksa ka mposhtur me një “Manita” golash Real Betis në “Camp Nou”. Kampionët në fuqi të La Liga ishin thjeshtë të pandalshëm në mbrëmjen e sotme. Me mungesën e Luis Suarez dhe Lionel Messit, çelsat e sulmit i takuan Antoine Griezmann. Francezi nuk fali, duke treguar vlerat e tij. Kampioni i botës shënoi një dopietë personave nga Betis, e cila kaloi në avantazh me anë të Fekir. Ish-ylli i Lyon kaloi në avantazh Betis pas 15 minutash.

Në fund të pjesës së parë, Barcelona gjeti ekuilibrat me anë të Griezmann, i cili realizoi sërish në start të pjesës së dytë. Për të mbyllur llogaritë menduan, Perez, Alba dhe Vidal, ndërsa Loren vulosi shifrat përfundimtare në 5-2. Ky ishte 3 pikëshi i parë për Barcelonën në dy javë kampionat.