Pavarësia e Ukrainës festohet edhe në Durrës

Pavarësia e Ukrainës festohet edhe në Durrës

August 24, 2019 0 By VloraLajme

24 gushti shënon pavarësinë e Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Kjo ngjarje e rëndësishme u kremtua në Tiranë përmes një feste të organizuar nga Konsulli i Nderit të Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari.

Prej 28 vitesh Ukraina është e pavaruar nga Rusia. 24 gushti, u përkujtua edhe në Shqipëri.

Një mbrëmje festive u organizua në Aler Luxury resort në Durrës nga Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri Bledi Bajraktari.

Bajraktari thotë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar vitetet e fundit dhe se shume turistë nga Ukraina kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar gjatë verës.

Shtetasit ukrainas vlerësojnë mbështetjen e Shqipërisë në këto ditë jo pak të lehta për vendin e tyre.

“Sot vendi ynë është në një moment të vështirë, është në luftë, por kjo ditë është e rëndësishme pasi festojmë 28 vite pavarësi. Duam t’i themi faleminderit Shqipërisë dhe Aler Hotel për mbështetjen dhe këtë organizim.” 

Aler Luxury Resort në Durrës u kthye në një oaz festiv mbrëmjen e 24 gushtit, ku të ftuarit, mes tyre shumë turistë, patën mundësinë të shijonin muzikën e mirë dhe magjinë e fishekzjarreve.