Chelsea shijon fitoren e parë në Premierligë këtë sezon

Chelsea shijon fitoren e parë në Premierligë këtë sezon

August 24, 2019 0 By VloraLajme

Chelsea ka shënuar fitoren e parë në Premierligë, në sezonin 2019/2020. Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur në udhëtim Norwich Cityn, me rezultat 2:3, në një ndeshje dramatike dhe shumë interesante.

Fillimi i ndeshjes ishte me intensitet të lartë, duke u shënuar katër gola vetëm brenda 31 minutave të parë të ndeshjes. Tammy Abraham në minutën e 3’, kaloi Chelsean në epërsi 0-1, ndërsa në minutën e 6’, Todd Cantwell, barazoi në 1:1.

Në minutën e 17’, Mason Mount riktheu epërsinë e Chelseas, para se Teemu Pukki të barazonte në 2:2, në minutën e 31’. Golin vendimtar dhe të fitores për Chelsea, e shënoi Tammy Abraham, në minutën e 68’. Kjo është fitorja e parë për Chelsea këtë sezon, pas barazimit me Leicester City dhe humbjes me Manchester United.