Konfirmohet: Mbrojtësi i Chelseat në Romë

Konfirmohet: Mbrojtësi i Chelseat në Romë

August 20, 2019 0 By VloraLajme

Roma ka konfirmuar se Davide Zappacosta do të mbërrijë në kryeqytetin italian këtë mbrëmje për ta kompiluar huazimin nga Chelsea.

Klubi nga kryeqyteti italian konfirmoi përmes një shkrimi në Twitter se Zappacosta do të mbërrijë në Romë sonte në orët e vonshme, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Chelseat verën e vitit 2017 për 28 milionë euro plus bonuset, por dështoi ta tregojë veten në Stamford Bridge.

Tani, ai do të kërkojë ta bëjë këtë për verdhekuqtë.

17-vjeçari do t’i bashkohet Romës si lojtari i huazuar për një sezon, me opsion për t’u blerë përfundimisht në fund të tij.