Vlorë, po licia ka nd aluar 2 shtetas

Vlorë, po licia ka nd aluar 2 shtetas

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Policia ka arrestuar dy shtetas, njërin për dhunë në familje dhe tjetrin për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt.

  • Arrestohet shtetasi F. Ç., 61 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 42 vjeçare, për motive të dobëta.

  • Arrestohet shtetasi T. A., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” duke drejtuar automjetin “Seat Ibiza” pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.