“Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejten e blerjes së arit dhe ia jep vetes!?”

“Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejten e blerjes së arit dhe ia jep vetes!?”

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Nga Petrit Vasili

Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqiperisë dhe ia jep vetes!?Përse????

Edi Rama i ka dhënë vetes në menyrë individuale të drejtën, që bleje vetëm ai, me urdhër të tij, arin e Shqiperisë dhe jo qeveria siç ka qenë e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt. 10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit, pikërisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ia ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij.

Në relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: kjo bëhej, që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte.

Ky mashtrim është sa bajat aq edhe provon qëllimet e errëta personale të kryeministrit në këtë aferë.

Ka disa pyetje te pakapërcyeshme, që duan përgjigje.

  1. Përse këtë vendimmarrje shumë të rëndësishme të qeverisë ai e rrëmben në grushtin e tij?
    2. Përse gënjen me shkakun gjoja për të bërë blerjet më shpejt, kur dihet botërisht që kryeministri e mbledh sa herë të dojë qeverinë, bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat të cilët e kanë bërë dhe e bëjnë me dhjetëra herë?
    3. Përse gënjejnë me hierarkinë e akteve, kur dihet, që për shkakun se grupi A përmbante mallra me peshë si ari dhe argjendi ky atribut duhet të ishte vetëm i qeverisë?
    4. Ç’qellim i errët fshihet pas ketij veprimi juridikisht të pajustifikueshëm e denueshëm.
    5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimmarrja e hapur në mbledhjen e qeverisë për këto mallra ku bën pjesë edhe ari, argjendi?
    6. Përse nuk ka asnjë rast të përshkruar në relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave të grupit A që i detyroka sot që t’i marrë kryeministri në grushtin e vet?
    7. Përse nuk ka asnjë ndryshim tjetër as në Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 datë 5.08.2008 për grupet e tjera të mallrave, të cilat janë edhe ato pjesë e Rezervave Materiale të Shtetit?

Kryeministri e ka rrëmbyer përmes parlamentit kompetencën e Qeverisë për blerjen e Malllrave të Grupit A pra arit në menyrë që të vendosë ai dhe vetëm ai dhe me urdhrin e tij për blerjen e arit.

Kryeministri e ka bërë trashë, në mënyrë brutale dhe pa asnjë arsye bindëse sepse arsyet e vërteta janë të tjera…

Ështe e qartë që ky është një ligj, që vjen erë, por era bëhet shumë me e rëndë sepse bëhet fjalë për arin e Shqipërisë.

Meqënëse prokuroria shqiptare dihet tashmë botërisht që është tërësisht e kapur dhe ka mbyllur sytë dhe vazhdon të mbylle sytë, ne së pari po e denononcojmë hapur e publikisht, që të gjithë shqiptarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre dhe më tej do ta denoncojmë edhe në të gjithë kanceleritë perendimore dhe agjensitë e specializuara për këto çështje të rënda.

Mund të lexoni vetë edhe dokumentet që hedhin dritë mbi këtë aferë të re të kryeministrit.