Shqiptarët zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet, emigranti: Është pak shtrenjtë

Shqiptarët zgjedhin bregdetin për të kaluar pushimet, emigranti: Është pak shtrenjtë

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Tirana boshatiset në fundjavë, por jo vetëm. Gjatë sezonit veror, qytetarët marrim pushimet dhe preferojnë t’i kalojnë më së shumti në vendet bregdetare. E ndërsa ditët kalojnë, rrugët vazhdojnë të boshatisen, duke qenë se jemi dhe në muajin korrik, një ndër muajt më të preferuar për të kaluar ditët e pushimit.

Duket se edhe këtë verë, qytetarët kanë zgjedhur që të largohen nga monotonia, për t’u relaksuar e argëtuar.  Të pyetur nga Report Tv, disa qytetarë janë shprehur se nuk do të qëndrojnë pa pushime këtë dhe se kanë nisur me planifikimin e tyre.

-I keni planifikuar pushimet për këtë vit?
-Po

-Cilin vend keni zgjedhur?
-Vlorë, Durrës, Tiranë.

-Në muajin Gusht, nga 15-28, në Vlorë

-Do t’i bëjmë pushimet. Unë preferoj plazhin e Talës-ishin disa nga përgjigjet e qytetarëve

Por nuk mungojnë as emigrantët, të cilët pasi jetojnë gjatë gjithë vitit jashtë, zgjedhin që ti kalojnë pushimet në vendet bregdetare të Shqipërisë. Disa prej tyre janë shprehur se cmimet e larta në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një problem shqetësues.

 “Po vetëm për verë jam këtu,Vlorë, Sarandë, më pëlqen dhe në Tiranë, por për pushime është më bukur në Sarandë”-tha një nga qytetarët

“Unë vijë nga Kanadaja, mendoj se është pak shtrenjtë. Duhet të jenë më të mencur, që ta mbajnë klientin këtu, jo të iki jashtë”-u shpreh një qytetare.

Ndërsa pjesa tjetër, zgjedhin të largohen jashtë Shqipërisë dhe nuk janë të pakët në numër. Për këtë sezon veror ndër vendet më të preferuara jashtë Shqipërisë janë Turqia dhe Greqia