Shqiptarët shkojnë në plazh me…zetor (Video)

Shqiptarët shkojnë në plazh me…zetor (Video)

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Në Adriatik të Divjakës familjaret gjejnë hapësirat dhe plazhin që duan për fundjava. Madje nuk ia përtojnë të shkojnë aty me mjetet e bujqësisë. Pranë bregut të detit kanë parkuar edhe zetorë. Rrallë ndodh të shohesh mjete bujqësore në plazh, por në Adriatik të Divjakës, kjo është e zakonshme. Familja prej 10 anëtarësh nga fshati Karavasta e Re, prej vitesh shkon në plazh me zetor. Të gjithë bashkë, burra gra dhe fëmijë, kanë marrë nga shtëpia dyshekët dhe çarçafet, si aksesorë plazhi.

“Po i kemi marrë masat, çarcaf, dyshek dopio. I marrim me vete dhe zetorin që mos na kapë dielli”.

“Mbrapa vëmë çarçafin mos na kapë dielli”

Është bregdeti më i populluar në Divjakë. Plazhi i njohur me emrin Adriatik, konsiderohet parajsë për vendasit. Pushuesit janë nga zonat e afërta me bregdetin, ku fshati më pranë është Bedati, vetëm 5 km larg detit.

“I sjellim këtu, bëjmë plazh dhe qetësohemi”. Plazhi është i virgjër, pasi nëpër të gjithë vijën bregdetare të Adriatikut, nuk ka asnjë investim. Pushuesit vijnë ose në këmbë, ose me çfarëdo lloj mjeti motorik, për rërën e pastër dhe të jodizuar, ujin e ngrohtë dhe për të ngrenë peshk deti të sapo zënë nga peshkatarët amatorë.