Për 15 minuta në tavolinë: Omletë me përshutë dhe djathë

Për 15 minuta në tavolinë: Omletë me përshutë dhe djathë

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Omëleta mbetet gjithmonë një pjatë e shëndetshme dhe shumë e thjeshtë. Përgatiteni me djathëdhe proshutë për një shije akoma më të mirë.

Përbërësit:
60 gr proshutë
60 gr djathë kaçkavall
3 vezë
piper i zi
kripë
gjalpë
3 feta domate
pesto
fara pishe

Përgatitja

1.Prejeni proshutën dhe djathin në copa të vogla dhe lërini mënjanë. Shtoni vezët në një tas të vogël, hidhni piper, kripë dhe rriheni me një pirun.

  1. Vendosni pak gjalpë në një tigan. Lëreni të shkrijë. Shtoni vezët dhe skuqini derisa të mpiksen.
  2. Mblidheni omëletën në gjysmën e tiganit. Shtoni djathin dhe proshutën. Kur të piqen, mbushni omëletën, duke formuar një gjysmë hënë.
  3. Në një pjatë për servirje vendosni 3 feta domate, hidhni mbi to pak salcë pesto dhe fara pishe. Vendosni në pjatë edhe omëletën e përgatitur.