Në kërkim për gra bitjen e 28 mln lekëve në bankë, k.apet në shtëpi punonjësi

Në kërkim për gra bitjen e 28 mln lekëve në bankë, k.apet në shtëpi punonjësi

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të bankave. Në pranga ka rënë Olsi Boriçi, i cili ndonëse ishte shpallur në kërkim, vijonte të qëndronte në banesën e tij ku dhe u arrestua. 41-vjeçari së bashku me një person tjetër, të dy punonjës në bankë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.

Nga këto transaksione, ata kanë arritur të përfitojnë 28.000.000 lekë (të reja), ku për të humbur gjurmët i kanë bërë në data të ndryshme në muajin shtator të vitit 2009.

Mbi Boriçin rëndon akuza penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” , për të cilin Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017,  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg.