Mysafiri i paftuar: Ariu shijon agimin në verandën e hotelit

Mysafiri i paftuar: Ariu shijon agimin në verandën e hotelit

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Jo vetëm njerëzit e kanë nevojën si duket për pamje të mahnitshme, në New Hampshire të shtetit New England në bregun lindor të SHBA’ve turistët e befasuan një ari i cili po shëtiste në verandën e hotelit.

Në Kosovë arinjtë tronditën popullatën këtë vit paksa, në SHBA njerëzit e trazuan ariun i cili me sjelljen e tij i habiti ata. Ai dukej si dukej po shijonte lindjen e diellit nga veranda e hotelit. Mysafiri i paftuar ishte thjeshtë i uritur dhe po gërmonte në kosha plehrash për të u ushqyer. Stafi i hotelit e përzuri duke krisur me zhurmë e u largua.

Në New Hampshire invadimi i arinjve në shtëpi e apartamente është e zakonshme. Një vit më parë, mungesa e ushqimit ishte shkaku kryesor për shtimin e rasteve të sulmeve nga arinjtë ndaj njerëzve dhe numrin më të shumtë të vrasjeve të tyre që nga viti 2014.