Këngëtari i njohur: Fama më ka shkaktuar an kth, më bën të ndihem si kafs hë!

Këngëtari i njohur: Fama më ka shkaktuar an kth, më bën të ndihem si kafs hë!

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Ai është një nga këngëtarët më të famshëm dhe më të dëgjuar në indushtrinë ndërkombëtare të muzikës.

Numëron me miliona fansa në të gjithë botën, dhe jo më kot, pasi vokali i tij i veçantë është mrekulli më vete. Po flasim për kantautorin shumë të dashur për publikun mbarëbotër, Ed Sheeran, i cili ka befasuar jo pak me një deklaratë të tijën.

Gjatë një interviste për prestigjozen britanike, “The Sun”, këngëtari 28-vjeçar tha: 

Unë e kam ngushtuar rrethin tim miqësor në 4 persona, pasi e kam shumë të vështirë t’u besoj njerëzve në këtë situatë ku jetoj. Më duket vetja si kafshët. Nëse ha në restorant duhet patjetër të marr një dhomë private, përndryshe njerëzit do më filmojnë teksa ha dhe është shumë gjë e shëmtuar. Fama më shkakton ankth”.

Kjo dëshmon se fama nuk ka impakt pozitiv tek të gjithë personazhet e njohur të botës së showbizzit dhe se nuk është e thjeshtë të jesh person “VIP”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ed Sheeran publikoi albumin e tij të katërt, me titullin “No.6 Collaborations Project”. Në këtë album, Sheeran ka publikuar bashkëpunime me shumë këngëtar të tjerë të njohur, si Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B, Eminem, 50 Cent etj.