K.apen 60 fidanë kan.abis, me rren dy vëllezërit, në kër kim i treti

K.apen 60 fidanë kan.abis, me rren dy vëllezërit, në kër kim i treti

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa është në kërkim një person i tretë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Aksioni i policisë u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Ndroq.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tiranë – Operacion i koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.6.

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Sekuestrohen 60 fidanë kanabis

Në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim vëllai tjetër.

Procedohet në gjëndje të lirë dhe kryeplaku i fshatit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.