“Çmen duri” të pushosh në Shqipëri, në Ksamil 10 Euro një shezllon

“Çmen duri” të pushosh në Shqipëri, në Ksamil 10 Euro një shezllon

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Situata në plazhet e vendit ashtu si edhe në vitet e kaluara nuk është ajo që presin pushuesit. Pavarësisht se thuhet që kontrollet bëhen në mënyrë periodike, por ende asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu pas stuhisë që pushtoi qytete të ndryshme të vendit, kanë dalë në terren grupet e kontrollit, kryesisht në zonën bregdetare për t’u njohur nga afër me problematikat kryesore në plazhe.

Në Durrës është ngritur Task Forca e cila ka nisur sot inspektimin e të gjithë vijës bregdetare me qëllim verifikimin e kushteve të plazheve që frekuentojnë pushuesit.

Në Ksamil çmimet duket se edhe sivjet do të mbajnë rekord, ku 10 euro shkon çmimi i një shezlongu, ku jo të gjithë mund ta kenë luksin për të marrë atë, raporton “Dosja”.

Vlen për t’u theksuar edhe një tjetër problem, ai i përcaktimit të vijës për ndarjen e plazheve publike nga ato private, çka sjell shpesh herë debate e konflikte mes pushuesve dhe pronarëve të bizneseve, të cilat janë ngritur pranë detit. Po ashtu edhe shitësit ambulant janë një tjetër problem që ende nuk ka gjetur zgjidhje, si dhe kushtet higjieno-sanitare, lënë shumë për të dëshiruar.