“Barry” alarmon SHBA, stuhia tropikale goditi brigjet e Luizianës

“Barry” alarmon SHBA, stuhia tropikale goditi brigjet e Luizianës

July 13, 2019 0 By VloraLajme

Stuhia tropikale “Barry” goditi ditën e djeshme brigjet e Luizianës duke kërcënuar se në orët në vazhdim, mund të hedh në breg stuhi dhe rreshje të shumta të cilat mund të shkaktojnë përmbytje.

Ekspertët amerikanë kanë lëshuar alarmin me paralajmërime se “Barry”  mund të shndërrohet në uragan.

Dy ditë më parë, Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës për Luizianën dhe autorizoi Departamentin e Sigurisë Kombëtare si dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, të koordinojnë fondet dhe burimet federale për të ndihmuar shtetin që të përballojë pasojat e stuhisë.

New orleans, që aktualisht po përballet me përmbytje për shkak të shirave të fuqishëm të së mërkurës, është paralajmëruar se do të goditet nga stuhia tropikale.

Autoritet kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme për rreth 10 mijë persona që jetojnë përgjatë Misisipit dhe pranë Gjirit të Meksikës.

Bashkë me shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta, “Barry” mund të sjellë dallgë të mëdha dhe tornado, përpara se të dobësohet duke lëvizur më në brendësi të shtetit.