10 vajza mes 126 ushtarëve që përfunduan shkollën në Bunavi

10 vajza mes 126 ushtarëve që përfunduan shkollën në Bunavi

July 13, 2019 0 By VloraLajme

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë 126 ushtarë më të aftë, të cilët përfunduan Stërvitjen Individuale të Avancuar në Shkollën e Trupës Bunavi”.

Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se “ushtarët e rinj, mes të cilëve edhe 10 vajza, u përgatitën për postin e tyre luftarak në specialitete të ndryshme si Këmbësori, Logjistikë, Ndërlidhje dhe Polici Ushtarake”.

Ushtarët më të aftë u nisën më 19 shkurt të këtij viti për në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku për rreth 3 muaj iu nënshtruan Stërvitjes Individuale të Avancuar. Ata u përzgjodhën pas testimeve fizike, intelektuale dhe psikologjike nga Qendra e Personel Rekrutimit të Forcave të Armatosura. Pjesë e kandidatëve për ushtarë/detarë ishin edhe 10 vajza.