Tiranë, vogëlushi fiton betejën me kancerin (FOTO)

Tiranë, vogëlushi fiton betejën me kancerin (FOTO)

July 12, 2019 0 By VloraLajme

Vogëlushi Rogen ka fituar betejën me kancerin, pas një lufte të gjatë mbijetese. Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal te vogëlushi. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.

Sot ai përfundoi trajtimin dhe stafi e përcolli duke i dhuruar biçikletën që ai kishte dëshiruar pasi të shërohej.

“Lufta me kancerin nuk është e lehtë, por ne arritëm t’i japim Rogenit trajtimin e duhur me shumë dashuri”, thonë mjekët e QSUT.