Su lmi në qendrën e votimit në Athinë, policia greke identifikon një 16-vjeçar shqiptar

Su lmi në qendrën e votimit në Athinë, policia greke identifikon një 16-vjeçar shqiptar

July 12, 2019 0 By VloraLajme

Policia greke thotë se ka identifikuar një 16-vjeçar shqiptar si një prej autorëve të sulmit në qendrën e votimit 35 në Athinë, në zgjedhjet e përgjithshme të përkohshme që u mbajtën në 7 korrik.

Mediat greke thonë se hetimet vazhdojnë për të identifikuar njerëz të tjerë që morën pjesë në episod.

Në ditën e zgjedhjeve u raportua se tetë persona, të cilët mbanin kapuç sulmuan qendrën e votimit duke hedhur tymuese dhe duke marrë kutinë  e votimit.