Plot 102 kg lëndë nar ko tike e llojit “mar ijuanë” janë ka pur në kufirin greko-shqiptar

Plot 102 kg lëndë nar ko tike e llojit “mar ijuanë” janë ka pur në kufirin greko-shqiptar

July 12, 2019 0 By VloraLajme

Plot 102 kg lëndë narkotike e llojit “marijuanë” janë kapur në kufirin greko-shqiptar.

Sasia e konsiderueshme e drogës gjendej në një automjet në Rajo, Igumenicë, ndërsa mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 102 kg 590 gram marijuanë.

Policia ka vënë në pranga shoferin e shtetësisë greke, 40 vjeç dhe pasagjerin e shtetësisë shqiptare, 36-vjec, që iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë.

Mësohet se 36-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte ishte dhënë masë ndalimi hyrjeje në territorin grek.