ITALI/Ka pet shqiptari me 3 mln euro k*kainë dhe a*më

ITALI/Ka pet shqiptari me 3 mln euro k*kainë dhe a*më

July 12, 2019 0 By VloraLajme

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në pra ngat e policisë italiane, pasi është kapur me kok ainë.

Mediet fqinje raportojnë se është arrestuar shtetasi Emiliano Keci, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia i ka gjetur rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë. Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e frigoriferit dhe kapte vlerën e 3 milionë eurove, nëse shitej.

Gjithashtu, në banesën e shqiptarit janë gjetur edhe 3 ar më, një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikimit rus e tipit Tokarev kalibër 7.62 dhe një tjetër armë zjarri. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e lëndës narkotike dhe si nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.