Rama i përgjigjet letrës së Presidentit Meta

Rama i përgjigjet letrës së Presidentit Meta

June 28, 2019 0 By VloraLajme

Nga Himara, ku vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 30 të anuluara me dekret të Presidentit,  kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje letrës së dërguar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e të enjtes.

“Më kishte çuar edhe një letër mbrëmë, një letër dashurie që çuditërish e çoi pasi u dogj. Dashuri me kod, reflekto se e shiko ça po ndodh dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë që shtyu zgjedhjet. Po ai i shtyu se ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin, sepse kshu si erdhi puna sot, që edhe Bujar Nishani krahasuar me Baba Xhikën na dukej si Xhefersoni edhe Ramiz Alia na del burr shteti. Po këtu cili popull është ngritur që kërkon shtyrjen? I atyre që hedh gurin e fsheh dorën apo i atyre që morën më qafë punonjësit e bashkisë?“- u shpreh Rama ndërsa sulmoi më tej ashpër kryebashkiakun Hila.