Nëse largohet nga Barcelona, ky do të jetë klubi i ri i Umtitit

Nëse largohet nga Barcelona, ky do të jetë klubi i ri i Umtitit

June 28, 2019 0 By VloraLajme

Samuel Umtiti mund të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Premierligë. Samuel Umtiti ka ofertë të re për largim nga Barcelona. Mbrojtësi francez spekulohet se mund të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se Manchester United ka ringjallur interesimin për transferimin e Umtitit, përcjell lajmi.net. “Red Devils” kanë vendosur të realizojnë përforcime pas një sezoni të vështirë duke filluar me investime të mëdha nga mbrojtja.