CAS bën shembull Milanin, e përjashton nga Kupat e Europës

CAS bën shembull Milanin, e përjashton nga Kupat e Europës

June 28, 2019 0 By VloraLajme

Milan nuk do të marrë pjesë në Europa League në sezonin 2019-2020.  Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS. Në njoftim thuhej se kuqezinjtë, të cilët edhe pse u pozicionuan në vendin e 5-të në kampionat nuk do jenë pjesë e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Euripës.
Një konsensus mes palëve ka bërë që të përjashtohet ekipi i Milanit nga kompeticioni i Europa League, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Problemet me Fair Play Financiar janë pasqyrim i këtij vendimi, që tregon edhe njëherë se kuqezinjtë po kalojnë një krizë mjaft të madhe.
Kalimi i aksioneve nga ish-presidenti i tyre, Silvio Berlusconi te Li bëri që gropa financiare të thellohej, çka solli edhe këtë ndëshkim të kuqezinjtë. Në këto kushte, Milan duhet të fitojë më shumë se 30 milionë euro deri në vitin 2022, ku përfundon edhe afati i vendosur nga UEFA. Vendin e tyre në Europa League do ta marr Torino, e cila u pozicionua dy vende më poshtë në tabelën e klasifikimit të përgjithshëm.