Ishte kthyer në shqe.tësim, pol.icia e kap 32 vjeçarin shqiptar duke vjed.hur banesën

Ishte kthyer në shqe.tësim, pol.icia e kap 32 vjeçarin shqiptar duke vjed.hur banesën

June 27, 2019 0 By VloraLajme

Një 32 vjeçar që ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kavajës është arrestuar këtë të enjte nga policia teksa po vidhte banesën e një qytetari. Policia e ka identifikuar të riun me inicialet O.A. 32 vjeçari është autor i të paktën 4 vjedhjeve në Kavajë.

N joftim i policisë Kavajë

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë . Zbardhen dhe 4 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të cilat  dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen  dhe arrestimin e autorëve, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente  vjedhje banesash në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën  kishte hyrë për të vjedhur. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas është autorë edhe i  4 vjedhjeve të tjera të banesave të  ndodhura gjatë muajit shkurt-qershor 2019 në Kavajë .Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vjedhja”