Rihanna premton se do të rikthehet në muzikë, ja surpriza që ka për fansat

Rihanna premton se do të rikthehet në muzikë, ja surpriza që ka për fansat

June 11, 2019 0 By VloraLajme

Rihanna ka shumë kohë që është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit të saj. Duket se Rihanna ka dëgjuar lutjet e fansave për këngë të reja pasi ka premtuar se do të rikthehet fuqishëm.

Në intervistën e saj me Sarah Paulson, këngëtarja zbuloi se po punon për një album të ri muzikor, por ende nuk e ka një datë se kur do të publikohet.

PaulsonSi një fëmijë i uritur, unë kam nevojë të di kur do publikohet albumi i ri i Rihannës. Sa duhet të presim për këtë?

RihannaE di që ta shpif për shkak se nuk është publikuar ende sepse unë vërtetë po punoj me shumë qejf për ë tani. Jam shumë e lumtur që kam material, por nuk do ta publikoj derisa të jetë e plotë. Nuk ka kuptim që të nxitoj, por edhe unë dua të publikohet. Kam arritur në pikën ku them, “Edhe nëse nuk kam kohë të xhiroj video, do të publikoj një album”.

PaulsonSa duhet të presim për këtë?

RihannaDo të doja ta dija. Kam bllokuar të gjitha punët që muajin tjetër ta kaloj në studion muzikore.