Cmendi rrjetin duke kënduar shqip në New York: Kush është amerikani që çuditi shqiptarët?! (Video)

Cmendi rrjetin duke kënduar shqip në New York: Kush është amerikani që çuditi shqiptarët?! (Video)

June 11, 2019 0 By VloraLajme

Ditën e djeshme një shtetas afro-amerikan bëri namin në Instagram me një video ku shfaqej duke kënduar në paradën e shqiptarëve në New York. Majde ishte kryeministri Edi Rama ai i cili publikoi videon fantastike të të riut i veshur kuqezi, i cili këndonte me shpirt këngën e Sinan Hoxhës.

Por sot “iconstyle.al” ka mësuar më shumë për të riun amerikan, Clayvion Winn, i cili është i fiksuar pas Shqipërisë dhe kulturës së saj. Ai madje ka një emër alla shqiptar në Instagram, ku e gjeni si Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur në profilin e tij.

Pasi u hodhëm një sy videove të tij, pamë se Klej e flet shumë mirë shqipen, madje dhe shan në gjuhën tonë.

Ai publikon posterat e këngëtarëve shqiptare që japin koncerte në SHBA dhe poston video qesharake duke kënduar shqip. Ja një video e tij duke i kënduar byrekut:

I riu amerikan pëlqen muzikën me çifteli, kërcen valle shqiptare dhe këndon shqip!

Klej është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri e Kosovë, dhe i tejçon ato jashtë kufijve për t’i ndërgjegjësuar të gjithë! Me pak fjalë Klej duket të jetë një i ri puro shqiptar!