Fundjava me diell mbush Vlorën me turistë vendas e të huaj

Fundjava me diell mbush Vlorën me turistë vendas e të huaj

June 10, 2019 0 By VloraLajme

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si perla e Rivierës shqiptare, gjatë kësaj fundjave ku dhe temperaturat ishin të larta, është tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë shijuar bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

Vizitorët e shumtë shijuan fundjavën me diell në bregun e Lungomares, ku përveç detit ata u argëtuan dhe me aktivitete të ndryshme që ofron ky vend, i cili tashmë ka hapësira atraktive për çdo grupmoshë.

Fotografitë e sjella nga Vlora pasqyrojnë momente nga fundjava e qytetarëve vlonjatë, por edhe e vizitorëve nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë tij.

Në Vlorë edhe perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.

Vlora me brigjet e saj: Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.