Bebe Rexha publikon foto me rroba banjoje: Kështu duket një grua e vërtetë

Bebe Rexha publikon foto me rroba banjoje: Kështu duket një grua e vërtetë

May 20, 2019 0 By VloraLajme

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka treguar shumë herë se nuk ka komplekse.

Këtë gjë, ajo e ka treguar edhe me anë të fotos së fundit që ka postuar në Instagram.

E themi këtë, pasi Bebe Rexha ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me rroba banjoje.

Krahas kësaj fotoje ajo ka dhënë edhe një mesazh mjaft të fuqishëm. Ajo ka treguar se nuk i ka bërë asnjë rregullim fotos dhe as nuk e ka edituar që barku i saj të dukej i sheshtë.

Bebe Rexha ka shkruar këto fjalë krahas fotos së saj:

Ndoshta duhet të kisha edituar barkun që të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha edituar këmbët që të dukeshin të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të hiqja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të ndikojë te ty. Kështu duket një grua e vërtetë në ‘’Instagram’’ pa ‘’Photoshop”.’’