Su.lmi terr orist në Stamboll, ‘brenda’ përjetë për 14 persona

Su.lmi terr orist në Stamboll, ‘brenda’ përjetë për 14 persona

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Të paktën 14 persona në mesin e 27 të akuzuarve në procesin gjyqësor lidhur me sulmin terrorist në lagjen Beşiktaş të Stambollit, në të cilin humbën jetën së paku 47 persona, janë dënuar me burg të përjetshëm. Sot në Stamboll para Gjykatës së 29-të Penale për vepra penale u mbajt seanca përfundimtare dhe u shqiptuan aktvendimet për rastin e sulmit terrorist të PKK-së, në dhjetor të vitit 2016.

Me aktakuzën janë përfshirë gjithsej 27 të akuzuar, ndërsa Këshilli Gjyqësor sot mori vendim se të akuzuarit Zozan Kutum, Mehmet Emin Tore, Gulsen Bahadir dhe Tufan Beyhan dënohen me 47 dënime me burg të përjetshëm për veprat penale “shkatërrimit të unitetit dhe bashkësisë shtetërore” dhe për “bombardimet e planifikuara dhe vrasjen e 47 civilëve”. Këshilli Gjyqësor katër personat në fjalë po ashtu i shpalli fajtor për tentim vrasje për së paku 242 persona, si dhe për vepra tjera penale, duke u shqiptuar dënim prej 4.890 vjet burg. Në sulmin e dyfishtë me bombë në Stamboll, më 10 dhjetor të vitit 2016, humbën jetën 47 persona, në mesin e të cilëve 36 policë. Sulmi ndodhi në lagjen Beşiktaş të Stambollit, afër stadiumit “Vodafone Arena”.

Rezultatet e hetimit treguan për atë se terroristët e PKK-së kryen sulmin duke aktivizuar një autobombë, ndërsa më pas edhe shpërthimin e jelekut të një vetëvrasësi në Stamboll. Një nga degët e kësaj organizate terroriste me emrin TAK përmes internetit mori përgjegjësinë për sulmin.