Sterling falënderon Bernardon, thotë se është përmirësuar shumë nga portugezi

Sterling falënderon Bernardon, thotë se është përmirësuar shumë nga portugezi

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Ylli i Manchester City, Raheem Sterling, i cili këtë edicion ishte nga kandidatët kryesorë për të fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Premierligë (i mposhtur nga Van Dijk), ka treguar se kush është personi që e ka përmirësuar atë. Sterling i ka dhënë meritat ardhjes së Bernardo Silvas në skuadër, për transformimin e karrierës së tij tek Manchester City.Ardhja e portugezit në ‘Etihad’ në vitin 2017 e ka ndihmuar anësorin anglez që paraqitjet e tij të jenë në një nivel tjetër.“Isha kthyer në Londër për të takuar një mik timin dhe ai më tha ‘Ata sapo kanë blerë Bernardo Silva’. Ai ishte i shqetësuar për mua. Dhe unë i thosha ‘Është shumë mirë mik’. Ai ishte i surprizuar, por unë besoja se ishte e mirë. Kompeticioni do të jepte më të mirën nga unë” ka thënë Sterling për ‘Mirror’,  “Ajo ishte një pikë kthimi masive, kur anësorët  erdhën për të më shtyrë mua. Ishte gjë e mirë” ka thënë tutje anglezi.

“Gjatë asaj kohe, ishim vetëm unë dhe Leroy (Sane) dhe unë e dija se do të më shtynte mua të bëhesha më mirë, sepse e dija se ishte edhe dikush tjetër. Kur je në një skuadër, nuk ka të bëjë me egon, ka të bëjë me ngritjen e lojës tënde për të ndihmuar skuadrën” ka thënë tutje anësori i ‘Citizens’.Edhe Bernardo Silva ishte një nga lojtarët më të mirë të Manchester City këtë edicion, duke mbuluar për mrekulli hapësirat e lëna nga De Bruyne dhe duke u kthyer në lojtarin kryesorë të Guardiolas.