Si u liruan 4 të arr estuarit me makina ‘blind’, Trejsi Sejdini në banesën e të fejuarit me ‘Glock’ dhe 68 pl umba

Si u liruan 4 të arr estuarit me makina ‘blind’, Trejsi Sejdini në banesën e të fejuarit me ‘Glock’ dhe 68 pl umba

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të lënë në burg katër personat e arrestuar në 8 prill 2019 në kompleksin “Halili” në Tiranë.

Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj, janë lënë nga gjykata e Tiranës me masën e “arrestit në shtëpie”, ndërkohë që prokurorja e çështjes vetëm për njërin prej tyre, Oltian Logën kishte kërkuar “arrest në burg”, ndërsa për tre të tjerët ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj u arrestuan nga grupi i Operacionales, falë një ndërhyrje të policisë, në një apartament, pasi në rrugë operative ishte marrë informacioni se aty kishte persona të armatosur. Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori që rezultoi të mos kishte lidhje me ngjarjen.

Në ditën e ndërhyrjes, pra në 8 prill 2019, policia nuk ka mundur të sekuestrojë armën, por ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesë dhe shumë plumba në ballkonin e një subjekti privat. Ndërkohë janë arrestuar Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta, në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini. Kjo e fundit pasi ka dhënë shpjegime është lënë e lirë, ndërkohë ndaj katër të arrestuarve është kërkuar mbajtja në qeli. Kjo për shkak, jo vetëm të gjetjes të fishekëve luftarakë, drogës por edhe se një ditë më pas, në 9 prill 2019 është gjetur në çatinë e një banese private një pistoletë “Glock” që dyshohet se i përkiste të arrestuarve.

Pikërisht kjo pistoletë është konstatuar nga  një banor i rrugës “4 dëshmorët” i cili është paraqitur në policinë e Tiranës dhe ka dëshmuar se:“…më datën 9 prill 2019 rreth orës 09:00 kam konstatuar se tavani i dhomës ishte i lagur dhe pikonte shumë nga shiu që binte jashtë. Kam dalë jashtë dhe kam parë mbi tjegullat e çatisë se gjendej një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe tjegulla të thyera pranë saj, pikërisht në vendin ku pikonte çatia. Meqënëse, një ditë më parë kisha dëgjuar lajmet se policia kishte arrestuar disa persona që kishin qenë në një apartament në kompleksin “Halili”, i cili gjendej pranë banesës time, kam njoftuar policinë në lidhje me armën e gjetur…”.

Veç armëve policia ka sekuestruar dhe dy BMW me targa ruse dhe një automjet tip “Benz”. Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për situatën penale ish-miss Univers Albania 2018 Trejsi Sejdini e cila është e dashura e Leonard Duka dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, u gjet në banesën e tij.

Sejdini ka shpjeguar veprimet e saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj. Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Derën ia ka hapur Leonardi, ndërsa personat e tjerë ishin në kuzhinë duke biseduar. Sapo ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ishte e lodhur. Në mëngjes, rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin, kur është ngritur, por ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll. Ajo ka thënë se nuk kishte dijeni në lidhje me fishekët e gjetur në banesën e Leonardit dhe armën e zjarrit të gjetur jashtë pallatit, si dhe sendet e tjera. Për 14 fishekët e gjetur në sirtar, thotë se nuk ka pasur dijeni dhe vetë Leonard Duka, i cili ishte personi që kishte marrë me qira shtëpinë.