Shqiptarët kthehen në te rrorr për bizneset, go ditet ba nda e “skifterëve”

Shqiptarët kthehen në te rrorr për bizneset, go ditet ba nda e “skifterëve”

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Një bandë shqiptarësh është goditur në Greqi, të cilët kryenin grabitje me armë.

Si pasojë e operacionit nga autoritetet helene në Athinë në pranga janë vënë 6 shqiptarë.

Siç raportojnë mediat greke shqiptarët ishin kthyer në terror për bizneset, por edhe për banesat.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 22, 26, 30, 31, 36 dhe 41 vjeç dhe nga hetimet rezulton se ata kanë kryer 9 grabitje me armë.

Shqiptarët mbanin maska gjatë grabitjes, ndërsa komunikimi mes grupit bëhej me anë të telefonit dhe kartat SIM ishin të regjistruar ne emër të personave që nuk ekzistojnë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan armë zjarri kallashnikov, pistoleta, fishekë, maska, dylni dhe nje sasi te vogel kanabis.

Autoritetet greke thonë se banda ishte shumë e rrezikshme ndërkohë që dy prej tyre kanë rekord të rëndë kriminal.