SHBA, 19-vjeçarja vrit et për t’i marrë foshnjën nga barku

SHBA, 19-vjeçarja vrit et për t’i marrë foshnjën nga barku

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Një 19-vjeçare në Çikago SHBA, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë është vrarë mizorisht për t’i marr me forcë fëmijën nga barku. Policia amerikane ka vënë në pranga tre persona si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marlen Ochoa-Lopez ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë në spital.

foto galeri

foto galeri

Marlen ishte zhdukur prej 20 ditësh dhe u gjend e vdekur në një kazan plehrash. 19-vjecarja kishte nxjerrë një njoftim në Facebook ku kërkonte veshje për fëmijën e saj 3 vjeç dhe për atë që do të lindte së shpejti. Atij njoftimi i ishin përgjigjur Clarisa dhee Desirée, nënë e bij 46 vjeçe dhe 24 vjeçe. Ato takojnë 19-vjeçaren e vrasin dhe më pas i nxjerrin foshnjën një barku.

Më pas 46-vjeçarja kishte lajmëruar policinë dhe u kishte thënë se kishte lindur fëmijën në shtëpi. Pas analizave të bërë u konfirmua që vogëlushi ishte i 19-vjecares së vrarë. Në pranga përfundoi dhe partneri i 46-vjecares si bashkëpunëtor i tyre.