Publikohet fotoja makabër e Enver Hoxhës me nipat “Ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut”

Publikohet fotoja makabër e Enver Hoxhës me nipat “Ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut”

May 17, 2019 0 By VloraLajme

Fotja e diktatorit që qendron i rrethuar nga katër derra si dhe nga djemtë e tij është publikuar ditën e sotme nga studiuesi Kastriot Dervishi.

Përmes kësaj fotoje ai na ka sjellë sërish në kujtesë Hoxhën, diktatorin e pashpirt që sundoi me dorë të hekurt për plot 50 vite në Shqipëri.

Në imazh Hoxha shfaqet me bijtë e tij si dhe me nipat dhe me katër derra të vrarë, të cilët duket se janë një “shpërblim” gjahu.

Sipas Dervishit, fotoja ka një kuptim simbolik, ai shprehet se përmes kësaj skene, diktatori ka dashur të mësojë nipat dhe bijtë e tij me aromën e gjakut.

Postimi i plotë:

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.”